E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje det me letersi

Mesdheu me anen e pese shqisave duke ngacmuar vjeshten spanjolle ne Tirane ka cuar ne takimet letrare Nje det me letersi qe do te organizohet ne datat 15 16 dhe 17 nentor ne oren 17.30 ne Muzeun Kombetar te Historise. Nje det me letersi do te kete te pranishem tre shkrimtare spanjolle prestigjioze dhe aktuale Manuel Vicent Eduardo Mendicutti dhe Antonio Soler te cilet do te realizojne nje konference per Mesdheun dhe influencen e tij ne keto vepra si dhe do te projektohet me pas nje film i bazuar ne librat e tyre me te rendesishem.

Takimet e realizuara me Universitetin Meneacutendez Pelayo te Santander UIMP na japin nje rast unik per te njohur nga afer penen dhe letersine e tre prej figurave me perfaqesuese te panorames letrare aktuale te Spanjes qe se bashku me shkrimtare shqiptare do te pershkojne ujerat e Mesdheut me anen e letersise dhe kinemase me te mire spanjolle.

Dita e hene prezanton ne nje konference Eduardo Mendicutti dhe Virgjil Muci.

Eduardo Mendicutti shkrimtar gazetar dhe bashkepunetor me media te ndryshme nder te cilat edhe gazeta El Mundo. Karriera e tij letrare fillon me tregimet dhe novelat e shkurtra e qe e kane bere te meritoje cmime si Seacutesamo dhe Cafeacute Gijoacuten. Merita e veprave te tij qendron ne perdorimin e humorit preres e disa here te idhet se bashku me mprehtesine dhe gjenialitetin qe e gjejme ne shprehjet e gjuhes se bashkebisedimeve. Ne oren 1900 behet projektimi i filmit te bazuar ne librin e Eduardo Mendicutti El palomo cojo Pellumbi i cale i Jaime de Armintildeaacuten qe tregon historine e prinderve te nje femije te lodhur nga semundja e gjate dhe qe vendosin ta dergojne qe te kaloje veren ne shtepine e gjysherve te tij ne Caacutediz ku jetojne personazhe te cuditshme e qe do te zgjojne pak nga pak kuriozitetin e djaloshit. Ne ate shtepi jetojne personazhe shume te cuditshem e qe e shohin jeten ne format me te ndryshme e me te vecanta. Secili nga keto do te zgjoje kuriozitetin e djaloshit dhe ky ne menyren e tij do te zbuloje se cfare eshte jeta e marredhenieve te te rriturve.

Diten e marte ne konference paraqiten Antonio Soler dhe Piro Misha. Antonio Soler shkrimtar dhe skenograf fitues i cmimit Nadal 2004. Ka realizuar punime te shumta si skenograf televiziv dhe ka qene bashkepunetor i perhershem i gazetave Sur ABC dhe El Mundo si dhe i suplementeve te te dielave El Perioacutedico de Barcelona dhe El semanal. Ka qene Shkrimtar ne Rezidence ne Dickinson College ne Pensilvani dhe ka dhene konferenca ne shume universitete dhe institucione kulturore te Evropes Hispanoamerikes ShBA-se dhe Kanadase. Ndersa ne mbremje behet projektimi i filmit te bazuar ne vepren e Atonio Soler El camino de los ingleses Rruga e anglezeve i ambientuar ne Malaga ne 1978 e qe tregon historine e nje grupi personazhesh qe perjetojne kalimin ne moshen madhore. Miguelito Daacutevila eshte nje i ri me shpirt te trazuar te cilin nje semundje veshkash e ka bere te kaloje shume kohe ne spital. Atje ka njohur nje njeri me kulture qe i ka dhene mundesine te imagjinoje nje jete me te mire nepermjet poezise dhe aventures se brendshme. Miguelito mendon se nje dite do te mund te braktise punen e tij ne nje dyqan veglash pune dhe te behet poet. Gjate veres ne te cilen zhvillohet kjo histori ai takon Lulin muzen e tij me te cilen fillon nje idil.

E merkura paraqitet nga Manuel Vicent dhe Fatos Lubonja. Manuel Vicent shkrimtar gazetar e artikullist i gazetes El Paiacutes. Vepra e tij letrare permban novela teatro tregime biografi artikuj gazetareske libra udhetimi shenime gastronomie intervista e shume kategori te ndryshme letrare. Romanet e tij Tranviacutea a la Malvarrosa Tranvai ne Malvarrosa dhe Son de mar Tingull deti jane pershtatur per ekranin e madh perkatesisht nga Joseacute Luis Garciacutea Saacutenchez dhe Bigas Luna. Vicent e bashkerendon punen e tij si shkrimtar me ate te galeristit te artit nje nga pasionet e tij me te njohura. Ndersa ne mbremje projektimi i filmit te bazuar ne vepren e Manuel Vicent Tranviacutea a la Malvarrosa Tranvai ne Malvarrosa i Joseacute Luis Garciacutea Saacutenchez ne te cilen tregohet per zgjimin seksual dhe dashurine e pare te nje adoleshenti provincial pas arritjes se tij ne nje qytet te madh. Manuel i gatshem per te filluar studimet e tij per Drejtesi vendoset ne Valencian e viteve lsquo50 e qe koincidon me viziten e Frankos ne qytet. Ne kete dekor ai do te zbuloje vende zakone dhe njerez qe as nuk i imagjinonte me pare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›