Mario Vargas Llosa ne shqip

Nobelisti Maria Vargas Llosa vjen ne shqip me dy libra te perkthyer nga gjuha origjinale spanjisht. Romanet jane Festa e cjapit dhe Vajza e prape me te drejta te plota te blera nga Skenderbegbooks perkthime te Bajram Karabollit. Te dyja veprat megjithese te shkruara nga i njejti autor jane krejt te ndryshme nga njera-tjetra. Ne romanin Festa e cjapit Mario Vargas Llosa pershkruan ditet e fundit te diktatures se Truhijos dhe fillimin e nje tranzicioni te brishte ku fajtore e bashkevuajtes perplasen mes tyre duke krijuar nje te vertete rreqethese historike. Me nje force dhe nerv befasues permes perspektives se kujteses se nje vajze fatkeqe Urani Kabral autori i ben nje skaner rreqethes tiranise dhe pushtetit te korruptuar qe pjell ajo. Romani Vajza e prape eshte i nje fryme krejt tjeter dhe zgjedha e botimit te tyre te perbashket nuk eshte e paqellimte dhe do ta ndihmoje lexuesin shqiptar ne njohjen e dimensioneve letrare te ketij autori. Mario Vargas Llosa pershkruan nje love story te gjate dhe me nje fatalitet te pritshem. Rrugetimi gjeografik e psikologjik i rrefimit ka nje shtyse te vetme Te gjeje pergjigjen e pyetjes se perjetshme pse nuk dashurojme me arsye por me zemer Mario Vargas Llosa nuk jep pergjigje por e con intrigen e dashurise deri ne fund asisoj qe vetem nje mjeshter si ai arrin ta mbaje ne klasin e nje libri te madh nje histori te thjeshte njerezore. Tek Festa e cjapit ngjarja eshte Dyzetenentevjecarja Urani Kabral nje grua e ftohte dhe ngurte por qe dikur ka qene nje vajze e brishte dhe ndjeshme eshte rikthyer te vizitoje atdheun e saj Republiken Domenikane. E gjurmuar gjithe jeten nga ndjenja e terrorit e zbrazetise dhe e humbjes Urania e gjen veten duke u endur rrugeve te qytetit te saj te lindjes dhe duke persjelle ne kujtese ngjarjet e vitit 1961 kur kryeqyteti ende thirrej Qyteti Truhijo me emrin e tiranit qe shtypi i vetem nje komb tremilionesh. Rafael Truhijo udheheqesi i degjeneruar dhe i korruptuar te cilin domenikanet e therrasin Cjapi kontrollon rrethin e tij te ngushte permes dhunes dhe shantazhit. Tradhtia e frika jane menyra e te jetuarit te atyre qe e rrethojne. Por dara e Truhijos po mpihet. Nje komplot kunder tij dhe nje revolucion makiavelist po i shkon atij nenudhes e do te kete pasoja te pergjakshme. Dhe ne qerthullin e gjithe kesaj por aq pergjakshem do te ndeshkohet nga tirania edhe Urani Kabral. Ne kete kryeveper te letersise latino-amerikane dhe te asaj boterore dhe njerin nga romanet me te bukur politike te shkruar ndonjehere Mario Vargas Llosa rrefen fundin e nje regjimi diktatorial dhe lindjen e nje demokracie te mundimshme duke i dhene fryme historike Truhijos dhe viktimave te pafajshmeve dhe bashkefajtoreve te ngecur ne orbiten e tyre vdekjeprurese.
Ndersa ne romanin tjeter Vajza e prape Rikardoja qysh femije atje ne vendin e lindjes se tij ne Lima ka ushqyer nje enderr Te jetoje ne Paris. Por ritakimi me Lili kilianken nje dashuri e hershme e adoleshences do ta shtyje te ndryshoje gjithcka te tij. Vajza aventuriere pragmatiste e paqete do ta zvarrise pertej botes se vogel te ambicieve te tij. Si perkthyes dhe interpret qe merr pjese ne konferenca ne te gjithe boten ia del mbane ta takoje Lilin ne cdo rimisherim te saj si kilianka Lili si shoqja Arleta si madame Arny Mrs. Ricardson dhe Kumiko dhe ata rifillojne perhere edhe pse perkohesisht dashurine e tyre. Kjo grua plot mister qe pergjerohet vetem ndaj burrave me pushtet dhe para e refuzon dashurine e Rikardos se semure pas saj. Edhe kur ia vjedh parate te shoqit nga banka edhe kur merret me kontrabanden e afrodiziakeve nga Afrika ne Japoni narratori kembengules e kthen serish gruan ne skene pa shume pse-ra. Duke krijuar nje tension te admirueshem midis komikes dhe tragjikes Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin per te shtjelluar nje histori ku dashuria jepet si e papercaktuar si zonje me nje mije fytyra si vajze e prape. Pasion dhe ligesi shans dhe fat dhimbje dhe kenaqesi... per te dhene fytyren e vertete te dashurise