E Diel, 1 Nëntor 2026

Bibliotekat publike tregojne hallet ne konferencen ne Berat

TIRANE-Biblioteka Vexhi Buharaja e qytetit muze te Beratit eshte bere mikpritesja e Konferences Kombetare Bibliotekat Publike - Qendra te Rendesishme te Komunikimit dhe Informacionit mbajtur perpara dy ditesh aktivitet i organizuar ne bashkepunim me Bashkine e Beratit dhe i mbeshtetur nga Programi Kulturor Zviceran ne Tirane.
Ne konference merrnin pjese drejtues te Bibliotekave Publike Rajonale te vendit perfaqesues nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise Sporteve Biblioteka Kombetare dhe Shoqata e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise etj. Takimin e hapi Drejtori i Bibliotekes se Beratit Arben Jaupaj nga ku me pas u kalua ne diskutime. Sipas organizatoreve ky takim shenon nje bashkepunim te frytshem per kembimin e pervojave dhe prezantimin e problemeve qe kane sot bibliotekat publike si pjestare te shoqerise se informacionit ne ndihme te komunitetit. Drejtues dhe specialiste te bibliotekave publike drejtori i Drejtorise se Librit prane Ministrise se Kultures dhe nga Biblioteka Kombetare e shoqata paraqiten kumtesa ne te cilat analizoheshin praktikat dhe vizionet e perbashketa per rolin qe luajne bibliotekat publike ne ndihme te dhenies se informacionit per perdoruesit e tyre. Me gjeresisht ne te u trajtuan probleme te ndryshme te politikave ne mbeshtetje te veprimtarise se bibliotekave publike marredhenieve te bibliotekave me qeverisjen vendore sfidat qe paraqet e ardhmja per bibliotekat publike te vleresimit te bibliotekave si institucione te rendesishme te demokracise bashkepunimi metodik me Biblioteken Kombetare si institucioni kryesor per trajnimin e punonjesve te bibliotekave te vendit si dhe vizioni i Shoqates per profesionalizmin dhe zbatimin e standardeve te organizmave nderkombetare per veprimtarine e bibliotekave publike. Moment i rendesishem i takimit ishte prezantimi i Rrjetit te Bibliotekave Publike online www.bibliotekatpublike.org qe do te administrohet nga Biblioteka Publike e Beratit.
Ai do te sherbeje si dritare komunikimi dhe informacioni me te gjitha kategorite e interesuara duke ofruar te dhena te shumellojshme per Bibliotekat Publike te Shkodres Lezhes Kukesit Peshkopise Durresit Elbasanit Beratit Fierit Korces Gjirokastres Vlores fondet dhe koleksionet qe ato sherbejne titujt e rinj sherbimet e ofruara lexuesve etj. Network-u do te sherbeje per te njohur dhe shkembyer idete pervojat metodat e punes midis stafeve te Bibliotekave. Nepermjet tij do qarkullojne informacione per eventet letrare -kulturore dhe do rritet ndjeshem mundesia e kooperimit per projekte te perbashketa mes Bibliotekave Publike te vendit tone. Ne konference u prezantuan bibliotekat publike te Shkodres Lezhes Kukesit Peshkopise Durresit Elbasanit Beratit Fierit Korces Gjirokastres Vlores si dhe te Bibliotekes Kombetare Tirane dhe te Shoqates se Punonjesve te Bibliotekave Tirane. Gjate punimeve te saj u ballafaquan arritjet dhe eksperiencat pozitive me problemet dhe veshtiresite qe hasin bibliotekat publike sot. Ne mbyllje te konferences u lexua edhe rezolute me 12 pika ku nder te tjera thuhej se takimi theksoi rendesine qe kane bibliotekat publike si institucione te rendesishme te demokracise ne ndihme te gjithe shtresave te popullsise krijimin e nje vizioni te qarte per ata dhe gjetjen e burime te nevojshme financiare e njerezore per zhvillimin e tyre. Te rritet perkrahja nga ana e MTKRS-se dhe institucioneve te tjera per Shoqaten e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise e cila mes te tjerave eshte dhe nje dritare e rendesishme komunikimi me hapesirat shqipfolese.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›