E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadere feston 75-vjetorin

Tre ditë më pas, në 31 janar, Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të organizojnë një konferencë jubilare, ku do të mbahen referime nga studiues që e njohin veprën e Kadaresë si Agron Tufa, Mark Marku dhe Shaban Sinani.

Sipas burimeve nga Akademia e Shkencave, Kadare nuk do të jetë i pranishëm në konferencë, por studiues të tjerë do të referojnë në lidhje me raportet e shumëdiskutuara të shkrimtarit me kohën kur jetoi si dhe për aspektet e ndryshme letrare.

Ditëlindja e Kadaresë kujtohet edhe në Kosovë, ku Fondacioni Kulturor Shqiptar “Hi Classic” dhe Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës ka shpërndarë në bibliotekat e Kosovës veprën e plotë të Kadaresë, të botuar në vitin 2009 nga shtëpia botuese “Onufri”.

Ismail Kadare, i cili në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Në vitin 2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet më prestigjioze në botën letrare.

Kadare, disa herë kandidat për Çmimin Nobel, është shkrimtari shqiptar më i njohur në arenën ndërkombëtare. Libri i tij i fundit është “Mosmarrëveshja: Raportet e Shqipërisë më vetveten”, i prezantuar nga vetë Kadare në Panairin e Librit “Tirana 2010”, në nëntor të vitit të kaluar.

                                                                                             2011-01-28 18:10
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›