Demonstrata, BE: Klasa politike të bashkëpunojë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, János Martonyi, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga klasa politike shqiptare të nisë dialogun për arritjen e reformave integruese.
“Në rajon duhet t’i kushtojmë vëmendje, e di që ka gjëra që na shqetësojnë, ka gjëra edhe të rrezikshme, e kjo u tregua me atë çfarë ndodhi në Shqipëri së fundmi. Presidenca, vetë, nuk mund të bëhet pjesë e debatit. Gjithçka mund të bëjmë është që të inkurajojmë palët që të marrin pjesë në këtë debat, përmes një ‘modus vivendi’ (shprehje latine për mosmarrëveshjet politike, përkthehet mënyrë jetese), e cila do t'u mundësonte atyre integrimin evropian dhe anëtarësimin. Ata duhet të lëvizin drejt këtij objektivi.
Shërbimi i ri diplomatik është vënë në lëvizje. Janë zhvilluar takime me palët, por ajo çfarë duhet sqaruar është se u takon atyre te merren vesh, ne (BE) thjeshte mund të luajmë rolin e lehtësuesit të bisedimeve, e nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë përtej kësaj”, është shprehur János Martonyi, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
2011-01-29 09:03