E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Qemali gati zgjedhjet e reja

Zyrtarisht sipas ligjit te arsimit te larte menjehere pas largimit te rektorit ne universitetet publike behen edhe zgjedhjet e reja. Ne universitetin e Vlores Ismail Qemali zgjedhjet pritet te zhvillohen ne date 23 dhjetor.

Paraprakisht do te behen publike kandidaturat do te filloje fushata e ne fund do te jene strukturat drejtuese te ketij universiteti qe do te propozojne.

Ne zgjedhje do te marrin pjese edhe monitorues apo vezhgues nga Ministria e Arsimit. Konkretisht ish-rektori Shaska qe prej dy ditesh quhet zyrtarisht i larguar e deri ne date 23 te gjitha kompetencat mbeten ne dore te Eustrat Zhupes.

Menjehere pas korrespondences se Tanush Shaskes dhe ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj ne menyre elektronike ish-rektori ka deklaruar nje lum akuzash lidhur me zgjedhjet e reja ne universitetin e Vlores.

Ndersa priten zgjedhje te reja ish-rektori Shaska ka bere nje seri deklaratash akuzash e parashikimesh per Partine Demokratike dhe kryeministrin qe sipas tij nderhyn edhe ne keto zgjedhje.

Ishin paralajmeruar protesta e bojkot mesimi ne Universitetin e Vlores por ne fakt asnjera nga keto nuk ka ndodhur. Nuk eshte zhvilluar asnje proteste e nuk eshte njoftuar per asnje tubim paqesor.

Per me shume i vetmi shqetesim i cili eshte bere edhe tema e dites lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve te reja dhe jo me bojkotin e mesimit. Me te rralla kane qene e-mailet dhe korrespondenca mes studenteve krahasuar me dy ditet e para te doreheqjes se rektorit.

Sqarimi

Ministria e Arsimit ka pranuar doreheqjen e ish-rektorit dhe ka sqaruar se tanime Universiteti i Vlores ne baze te ligjit te arsimit dhe larte dhe ne baze te procedurave qe njeh ligji duhet te zhvilloje zgjedhjet e reja per administratorin e ri te institucionit te larte arsimor.

Data e zgjedhjeve eshte vendosur 23 dhjetori. Pavaresisht dashamiresise e formaliteteve ne korrespondencen e Shaskes dhe Tafajt dje ish-rektori ka bere deklarata te ashpra per drejtuesit e rinj te universitetit.

Tanush Shaska i njohur si rektori revolucionar por edhe i konsideruar si drejtuesi qe administronte problemet e Universitetit te Vlores me shume me korrespondence pritet te perfshihet ne politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›