Ismaili: Kosova do ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me SHBA

Në fillim të muajit, paraqiti letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë, tek Presidenti Obama, ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Akan Ismaili.
Ismaili është ambasadori i dytë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Ismaili tha se Kosova dëshiron ta ruajë, ta kultivojë dhe ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se diplomacia e Kosovës ka nevojë të rrisë kapacitetet njerëzore dhe të bëhet më efikase.
Hapat e parë që kemi bërë deri tani në diplomaci, tha ambasadori Ismaili, janë një bazë e mirë që Kosova të ketë një diplomaci moderne.
Intervista e plotë e ambasadorit të Kosovës në SHBA – Akan Ismajli