Ismaili në konferencë në Washington

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Akan Ismaili, ka marrur pjesë në një konferencë ku ka folur para një grupi të stafit të kongresit në ndërtesën e Zyrës House Rayburn në Uashington, DC.
Ambasadori Ismaili aty ka folur për proceset që Kosova po pëson, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për atë se ku njerëzit e Kosovës e shohin veten në të ardhmen e afërt si dhe cilat janë objektivat afatgjata të vendit./Indeksonline/