Ismajli pret Jacobsonin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e MZHE-së.
Zura pwr media e MZHE-sw njofton se ministri Ismajli me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së.
“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, respektivisht zhvillimi i sektorit të energjisë do të jenë fokus i punës së tij, ndërsa ka shtuar se projektet që janë në proces të realizimit do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë Ismajli.
Gjatë takimit janë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa u theksua se SHBA-të edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë të energjisë, njofton MZHE./Indeksonline