Isni Kilaj propozohet për kryetar të Malishevës

Në ditët kur janë shuar pesë nëndegë të PDK-së në Malishevë, kjo degë ka zgjedhur Isni Kilajn, kryetarin aktual i degës së PDK-së dhe i Komunës së Malishevës është rikandiduar për kryetar të komunës në një takim ku krahas kryesisë së PDK-së kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e degës së këtij subjekti qeverisës.
“Këto struktura i kanë propozuar qendrës së PDK-së në Prishtinë që Kilaj të jetë kandidat për kryetar komune edhe për një mandat duke qenë të sigurt në fitoren e të propozuarit të tyre”, thuhet në një letër dërguar mediave nga Kryesia e degës së PDK-së në Malisheve.
Kilaj ka thënë se, nuk bëhet fjalë për ikje të nëndegëve nga PDK-ja. Sipas tije, këto janë dezinformata.
“Strukturat drejtuese të degës, me këtë rast nga kryetari Kilaj dhe anëtarët e kryesisë, janë njoftuar edhe për gjendjen në degë kurse nga drejtuesit e nëndegëve edhe për gjendjen nëpër nëndegët e këtij subjekti pas formimit të Iniciativës Qytetare të Malishevës, duke konstatuar me këtë rast se bëhet fjalë për dezinformim të opinionit, për kinse shuarjen e aktiviteteve nëpër nëndegë dhe duke e quajtur Iniciativën Qytetare të Malishevës një subjekt virtual i cili po gjen mbështetje në disa mjete të informimit pa ndonjë mbulesë”.
Kreu i degës Isni Kilaj, sikur edhe drejtues të tjerë të këtij subjekti si Hasime Krasniqi, Agim Samadraxha dhe shumë të tjerë, kanë kërkuar që aktivitetet e PDK-së të vazhdojnë edhe më fuqishëm duke qenë të sigurt se PDK pa asnjë dyshim do të fitoj edhe zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 në Malishevë.
Ata kanë apeluar dhe kanë kërkuar nga anëtarët dhe simpatizantët e tyre po ashtu sjellje tolerante dhe qytetare ndaj të gjitha subjekteve tjera në Malishevë duke konsideruar se qytetari i komunës së Malishevës ka nevojë për ecje të mëtejme në zhvillim e kurrsesi për sjellje apo fjalorë të dhunshëm. /Indeksonline/