Isopolifonia, çelet festivali i tetë
13/12/2008 Mbërrin në edicionin e tetë Festivali Tipologjik Kombëtar i Isopolifonisë. I organizuar në qytetin e Beratit për tri ditë nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, festivali, sipas organizatorëve, do të jetë një festë e madhe e isopolifonisë shqiptare.
Hapësira gjeografike e grupeve pjesëmarrëse përfshin të gjithë pjesën shqiptare, e cila këndon isopolifoni labe dhe toske. “Aktiviteti do të ketë një formë multikulturore ,në të cilën përveç tri netve të garimit (17, 18, 19 dhjetor) të grupeve do të ketë parakalime në qytet me kostume tradicionale, vizita në Kalanë e Beratit dhe të gjitha institucionet kulturore-historike”, - shprehet drejtori i QKVF-së Esat Ruka. Mendohet të organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët me specialistë të njohur të fushës së folklorit nga Akademia e Arteve, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Shkencave dhe institucione të tjera, ku do të trajtohen problematikat folklorike, isopolifonia si vlerë botërore e trashëgimisë orale dhe sfidat që na presin në të ardhmen për popullarizimin e këtij zhanri.