Nderohet me titull Ismail Qemali
13/12/2008 Me “Mirënjohja e Labërisë”
VLORE- Shoqata “Labëria” nderon krijuesit e krijimit të klubit me të njëjtin emër. I ftuar nderi qe dhe ish-presidentin Alfred Mosiu, qytetar nderi i Vlorës. Janë 36 emra, të cilët themeluan këtë klub dhe dhanë kontribut të veçantë në krijimin e shtetit shqiptar. Diploma e parë “Mirënjohje e Labërisë” ju dha Ismail Qemalit, si burrë shteti i nxjerrë nga Labëria, që krijoi shtetin shqiptar. Gjithashtu pas vdekjes u dekoruan edhe 35 atdhetar e patriotë të tjerë. Diploma “Mirënjohja e Labërisë” e akorduar për Ismail Qemalin, u tërhoq nga kryetari i shoqatës “Kanina”, si djalë i Kaninës që ish dhe vetë Ismail Qemali. Shumë prej diplomave do të jenë në muzeun e qytetit të Vlorës, ndërsa një pjesë të tyre e tërhoqën familjarë të dëshmorëve dhe patriotëve të dekoruar.