Irak, 14 të vrarë nga përleshjet në një burg në Ramadi
Ramadi - Të paktën shtatë policë dhe shtatë militantë mbetën të vrarë, kur tre militantë u arratisën nga qelitë e tyre pas përleshjeve të mbrëmshme me një rajon policie në qytetin perëndimorë irakian Ramadi. Gjeneralmajori Tareq Yusuf, komandanti i policisë së provincës Anbar deklaroi se të burgosurit të cilët mbaheshin në ndërtesën al-Fursan sulmuan një polic, i cili hyri sot në mëngjes në një qeli, duke i vjedhur armën dhe duke e vrarë atë.
Gashtë policë të tjerë, përfshi një nënkolonel dhe një kapiten, u vranë gjatë përleshjeve të mëvonshme dhe gjashtë të tjerë u plagosën, deklaroi Yusufi. Shtatë militantë brenda burgut u vranë gjatë përleshjeve, shtoi ai.
Policia shpalli ndalimqarkullimin dhe kontrolloi shtëpitë në Ramadi, një qytetet kryesisht paqësor 100 kilometra në perëndim të Bagdadit, deklaroi Yusufi. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, i cili kërkoi të mbetej anonim, theksoi se numri i viktimave në radhën e policëve ishte 10 dhe shtoi se nënkoloneli Abdul Ghaini al-Dulaimi, i cili drejtonte rajonin e policisë, ka vdekur.
Si Yusufi, i njohur gjithashtu si Tareq al-Dulaimi, ashtu edhe zyrtari i ministrisë theksuan se tre liderët e grupit islamik sunit i lidhur me al-Kaidën në janë arratisur gjatë përleshjes. Zyrtari i Ministrisë së Brendshme theksoi se 23 nga 40 të burgosurit të cilët ishin arratisur fillimisht u kapën më vonë.