Itali- Arrestohen 4 shqiptarë për trafik droge.
Katër shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në qytetin Italian të Veronës. Karabinierët kanë sekuestruar edhe 4 kg kokainë dhe 40 mijë euro. Hetimet për ta kishin nisur disa muaj më parë. Ndërkohë, emrat e shqiptarëve të ndaluar nuk janë bërë ende të ditur.