E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimet sekrete hetojnë artistin “spiun”

Projekti artistik "People Staring At Computers" krijuar nga artisti Kyle McDonald, që mbledh imazhet e mara nga kamerat e kompjuterëve në dyqanet e Apple, të njerzve që admirojnë produktet e kompanisë, ka përfunduar në duart e hetuesisë së shërbimeve sekrete amerikane.

Shërbimi sekret po heton mbi artistin me akuzën e shkeljes së ligjeve mbi mashtrimin informatikë. Agjentët sekuestruan dje në shtëpinë e artistit kompjuter, iPod dhe produkte te tjera
informatike.

Programi që merr foto ishte instaluar në kompjuterët e dy dyqaneve të Apple në New York. Fotot dërgoheshin cdo një minutë në kompjuterin personal të McDonald.

Artisti shpjegon se ka marr fotot me lejen e stafit të dyqaneve. Nëse McDonald arrestohet dhe gjykohet për shkelje të ligjeve mbi mashtrimin informatikë, ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Hetimi ishte i papritur nga artisti, i cili shpjegoi se fotografia është e ligjëshme në vëndet publike dhe vetëm në rastet e vecanta ndalohet nga ligji. Sipas tij leja e vetme duhej të vinte nga rojet e ambientit.

Qëllimi i projekti ishte të përshkruante raportin e personave me kompjuterët.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›