Itali, 16 marinarët e liruar nga piratët i bashkohen familjeve

Gjashtëmbëdhjetë pjesëtarët e ekuipazhit të një anije italiane u kthyen tyë gjallë nën një atmosferë emocionuese në aeroportin ushtarak në Romë, " Ciampano" mbrëmjen e së enjten vonë.
Pjesëtarët e ekuipazhit u liruan pasi u mbajtën peng nga piratët somalezë për 4 muaj dhe iu ribashkuan pjesëtarëve të familjes pas mbërritjes së tyre.
" Pritja ishte shumë e gjatë. Kjo ështe një ditë e jashtëzakonshme, është si një rilindje"-tha Alfonso Borrelli ndërsa priste për nipin e tij Berndardon.
Avioni mbërriti disa minuta përpara mesnatës rreth 2 orë më vonë nga sa pritej fillimisht.
Përpara se të kthehn në familjet e tyre përkatëse, marinarët do të merren në pyetje rreth robërisë së tyre nga autoritetet gjyqësore italiane.
" Buccanner", rimorkiatori I tyre dhe ekuipazhi prej 16 personash të rrëmbyer nga piratët e Gjirit Aden në prill, u liruan javën e kaluar.
Ministry I Jashtëm Italian tha se lirimi I anijes ishte rezultat I një pune të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve somaleze si dhe nga shërbimi italian I zbulimit.
Anija nuk u lirua si rezultat I veprimeve ushtarake dhe asnjë shpërblim nuk është paguar tha Silvio Bartolotti, Administratori I Përgjithshëm I kompanisë që e zotëron atë.
Piratët sulmuan anijen me flamurin Italian " Buccanner" më 11 prill e cila përbëhej nga një ekuipazh prej 10 italianësh, 5 rumunë dhe një kroat dhe e morën atë në një zonë pranë Las Qoray, një fshat peshkimi në një zonë veriore në Somali.
Puntland ka qënë relativisht e qetë në krahasim me Somalinë Jugore, e cila është përfshirë në konflikt prej 18-vjetësh, por është bërë famëkeqe si një bazë për piratët të cilët kanë sulmuar anijet tregtare në koridorin më të frekuentuar në bregdet.