E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/Rikthehen 16 marinarët,u mbajtën peng nga piratët somalezë

Gjashtëmbëdhjetë pjesëtarët e ekuipazhit të një anije italiane u kthyen tyë gjallë nën një atmosferë emocionuese në aeroportin ushtarak në Romë, "Ciampano" mbrëmjen e së enjten vonë. Pjesëtarët e ekuipazhit u liruan pasi u mbajtën peng nga piratët somalezë për 4 muaj dhe iu ribashkuan pjesëtarëve të familjes pas mbërritjes së tyre. "Pritja ishte shumë e gjatë. Kjo ështe një ditë e jashtëzakonshme, është si një rilindje", tha Alfonso Borrelli ndërsa priste për nipin e tij Berndardon. Avioni mbërriti disa minuta përpara mesnatës rreth 2 orë më vonë nga sa pritej fillimisht. Përpara se të kthehen në familjet e tyre përkatëse, marinarët do të merren në pyetje rreth robërisë së tyre nga autoritetet gjyqësore italiane. "Buçanner", rimorkiatori i tyre dhe ekuipazhi prej 16 personash të rrëmbyer nga piratët e Gjirit Aden në prill, u liruan javën e kaluar.
Ministri i Jashtëm italian tha se lirimi i anijes ishte rezultat i një pune të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve somaleze si dhe nga shërbimi italian i zbulimit. "Anija nuk u lirua si rezultat i veprimeve ushtarake dhe asnjë shpërblim nuk është paguar" tha Silvio Bartolotti, Administratori i Përgjithshëm i kompanisë që e zotëron atë.
Piratët sulmuan anijen me flamurin italian " Buçanner", më 11 prill e cila përbëhej nga një ekuipazh prej 10 italianësh, 5 rumunë dhe një kroat dhe e morën atë në një zonë pranë Las Qoray, një fshat peshkimi në një zonë veriore në Somali. Puntland ka qënë relativisht e qetë në krahasim me Somalinë Jugore, e cila është përfshirë në konflikt prej 18-vjetësh, por është bërë famëkeqe si një bazë për piratët të cilët kanë sulmuar anijet tregtare në koridorin më të frekuentuar në bregdet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›