Meksikë, vritet hetuesja e policisë për automjetet e vjedhura

Një oficere policie e ngarkuar për të hetuar grabitjet e automjeteve u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të armatosur ndërsa ishte duke drejtuar makinën e saj në një rrugë të zënë në qytetin e kufirit verior Ciudad Juarez.
Kostumi I zi I zyrtares Bertha Rodriguez ishte I shpuar nga plumbat e një pushke A-47.
Ajo mbeti e vrarë në vend dhe automjeti u përplas me një kamionçinë të vogël të parkuar jashtë një shtëpie.
Rodriguez ishte duke shkuar në punë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ku hetonte rastet e automjeteve të vjedhura.
Autoritetet dyshojnë se vrasja e Rodriguez mund të ketë lidhje me arrestimin e disa të dyshuarve në një seri rrëmbimesh të automjeteve.
" Ky rast, arrestimet e fundit dhe zbërthimi I grupeve në zonën veriore të Chihuahu mund të kenë lidhje. Ne nuk e përjashtojmë këtë. Ne duhet të shohim se deri në çfarë mase hetimet e saj ishin të lidhura me arrestimin e këtyre grupeve kriminale të cilët grabitën automjetet me armë në dorë"-tha Prokurori I Përgjithshëm I shtetit të Chihuahua, Alejandro Pariente.
Një 20-vjeçar I cili ndodhej në vendin e pasagjerit me Rodriguez në kohën e sulmit mbeti gjithashtu I vrarë.
Këtë vit deri tani janë vrarë 5 hetues të policisë në Juarez.
Muajin e kaluar mediat lokale vlerësojnë se 850 persona u vranë nga dhuna e drogës dhe krimit të organizuar në në të gjithë vendin duke e bërë korrikun muajin më vdekjeprurës që kur Presidenti Felipe Calderon hodhi në sulm para tre vjetësh ushtrinë ndaj karteleve të fuqishme.
Shkalla e vrasjeve deri tani kët vit qëndron në rreth 4000, rreth 1/3 më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dy kartelet kryesore të drogës, Karteli I Gjirit në verilindje të Meksikës dhe banda "Sinaloa" nga Paqësori, po luftojnë për kontrollimin e rrugëve të kontrabandës drejt Shteteve të Bashkuara. Një tjetër kartel I fuqishëm droge është edhe " La Familia", nga rezidenca e Calderon në shtetin e Michoacan, I është bashkuar luftës.