E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ 17-vjeçarja vret veten, nuk donte të kthehej në Shqipëri

Do mbushte 17 vjeç pas pak ditësh Edlira Gjeçi, e reja shqiptare që vrau veten në Vërcelli.
Prej kohësh ajo dukej se ishte tronditur ngaqë i jati ishte kthyer në Shqipëri përpara tre muash dhe nga frika se do te kthehej dhe ajo në Kavajë, ku familja e saj jetonte përpara transferimit në Itali.
Shokët e klasës ku ajo studionte me rezultate të shkëlqyera, kujtojnë ëndrrat e saj dhe ankthin që e kishte pushtuar, ankth që e çoi të varej me kabllin e televizorit në dhomën e gjumit të prindërve.
Meqënëse vajza nuk ka lënë asnjë letër a pusullë për të shpjeguar veprimin tragjik, tani policia ka sekuestruar kompjuterin e saj për të zbuluar nëse atje mund të gjejnë arsyet e vetëvrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›