Bosch: PD - PS kanë nisur negociatat për zgjidhjen e krizës
TIRANE- Mes demokrateve dhe socialistëve kanë nisur negociatat për kompromisin që do t’i jepte fund krizës dhjetëmujore politike në vend. Ky fakt është zbuluar nga Kreu i OSBE-së në Tiranë Robert Boch i cili duke mbajtur mister përmbajtjen e këtij kompromisi tha se palët duhet të pranojnë, për hir të vendit e jo të interesave të tyre personale.
“Ajo që doja të thoja është se që dje ka një mundësi shumë të mirë kompromisi në tavolinë. Në emër të shumicës së ndërkombëtarëve inkurajoj liderët që ta pranojne këtë zgjidhje. Inkurajoj liderët që ta pranojnë këtë kompromis tani, të tregojnë kurajo, të tregojnë se janë burra shteti. Koha është tani, nuk ka më kohë për vonesa të mëtejshme. – citon NEËS24 kreun e OSBE-së Bosch, i cili ndodhej në Gërdec ku mori pjesë në inaugurimin e rindërtimit të shkollës, atje ku 2 vjet më parë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit gjetën vdekjen 26 persona, dhe 300 u plagosën.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)