Greqi, një bombë shpërthen në Gjykatën e Selanikut
SELANIK - Një bombë shpërtheu rreth orës 13:00 në gjykatën e qytetit verior grek të Selanikut, pa shkaktuar viktima, njoftuan burime policore pë AFP.
Ato shtuan se shpërthimi kishte ndodhur në tualetet e katit të nëndheshëm të ndërtesës, fatmirësisht pa viktima, por duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Shpërthimi në gjykatë pason atë të një bombe me sahat që shpërtheu dje në mbrëmje afër burgut Koridallos, në Athinë.
Sipas policisë ky ishtë një atentat që shpreh mbështetje ndaj krerëve të organizatës së armatosur greke “beteja Revolucionare, EA, disa prej të cilëve ndodhen të burgosur në këtë burg të sigurisë së lartë.
(d.b/BalkanWeb)