E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 200 emigrantë zbarkojnë në brigjet e Siçilisë

ROMË- Rreth 200 emigrantë, gra dhe fëmijë, zbarkuan sot në brigjet e Siçilisë, deklaruan zyrtarët e autoriteteve lokale për mediat italiane.

Në bordin e anijes kishte qindra emigrantë, mes të cilëve 17 gra dhe 11 fëmijë, u kapën nga rojet bregdetare në brigjet e Aci Castello, provincës së Catania-s (Sicili), u shoqëruan drejt portit të Catanias.

"Ne jemi njëqind persona me origjinë nga Siria dhe Egjipti. Ne kemi lundruar për shtatë ditë me radhë", pohoi një emigrant, për agjensinë e lajmeve italiane Ansa.

Përveç kësaj, 77 emigrantët, tetë gra, u shpëtuan rreth 40 milje në jug të Lampeduza duke u drejtuar në agim drejt ishullit në jug të Siçilisë në bordin e një gomoneje të rojeve bregdetare.

Emigrantët pohuan se vinin nga Nigeria dhe Ghana.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›