Itali, 23-vjeçari shqiptar arratiset në mëngjes nga burgu, kapet në drekë
PAVIA – Një i ri shqiptar 23 vjeç, që duhet të shlyejë dënimin me një vit heqje lirie, është arratisur mëngjesin e të dielës nga burgu i Torre del Gallos së Pavias.
Arratisja e tij ka qenë sa klasike aq edhe e thjeshtë: Me anë të një litari ka kapërcyer murin rrethues të burgut dhe është larguar në këmbë.
Kur rojet e burgut kanë parë litarin, i riu ishte larguar pa lënë gjurmë. Por “liria” e tij ka zgjatur pak.
Kërkimet e policisë së burgut, me ndihmën e karabinierëve, dhanë rezultat rreth orës tre. 23-vjeçari shqiptar është kapur pranë një lokali në Motta San Damiano (provinca e Pavias) dhe është shoqëruar sërish në burg.
(er.nu/BalkanWeb)