Inertet bllokojnë aksin Qafë Thanë-Pogradec, gurët rrezik për automjetet
Korçë- Rruga afër fshatit Lin në aksin kombëtar që lidh kryeqytetin me Korçën vijon të paraqesë rrezikshmëri si pasojë e rënies së pjesës shkëmbore të malit, pikërisht në segmentin Qafë Thanë-Pogradec.
Gurë të mëdhenj e të vegjël që rrëshqasin nga mali në këtë segment rrugor problematik shpesh herë kanë bllokuar kalimin. Mësohet se situata e rrezikshme ndodh në një segment prej rreth 20 kilometra midis Qafë Thanës dhe Pogradecit.
Qytetarët që udhëtojnë në këtë rrugë shprehin frikën e rrezikut që paraqet ajo, e ndjejnë se nga momenti në moment mund të rrokulliset ndonjë gur i madh e t’u bjerë mbi makinë.
Në këtë segment rrugor po punohet për zgjerimin duke hapur malin, që duket se përveç frikës shkakton një rrezikshmëri të lartë për ata automjetet që lëvizin në këtë aks.
Segmenti rrugor Tiranë-Korçë, afër fshatit Lin