E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, rrëzohet helikopteriplagoset piloti italian

BERAT-  Një helikopter është rrëzuar në zonë malore të fshatit Terpan të Beratit rreth orës 14: 30 minuta të ditës së sotme.

Nga të dhënat e para mësohet se është plagosur piloti i cili është me shtetësi italiane.

Piloti është dërguar në spitalin e Beratit dhe ka dëmtime në gjymtyrë.

Helikopteri i firmës Geotec SPA Albania e cila merret me kërkimen e naftës në Berat ka qenë duke u ulur në tokë kur është rrëzuar nga një lartësi jo shumë e madhe.

Mësohet se piloti nuk ka dëmtime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›