E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Më 30 shtator shuhen strukturat ilegale

PRISHTINE – “Më 30 shtator, do të shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë në veri të vendit. Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri para anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu, ajo ka informuar edhe rreth bisedave që janë zhvilluar për çështjen e IBM-it dhe përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

“Në qoftë se procesi zhvillohet sipas dinamikave të parapara, më 30 shtator shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë dhe do të ndodh edhe integrimi i individëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e strukturave të sigurisë së Kosovës”, ka theksuar Tahiri.

Ajo tha se me baroneshën Ashton ka biseduar edhe për ndërtimin e pikave kufitare që parashihet për implementimin e IBM-it, transmeton KP.

Në kabinetin qeveritar janë miratuar disa propozim-vendime për personat e riatdhesuar dhe për ndarjen e mjeteve financiare për disa institucion.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›