Itali: 26 vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet nga 7 burra
Një 26 vjeçare rumune është rrëmbyer dhe është përdhunuar nga 7 burra në qytetin Italian të Torinos.
Mediat italiane bëjnë me dije se 3 persona e kanë rrëmbyer vajzën rumune dhe e kanë mbajtur në një shtëpi në Torino, ku përveç tyre, me të kanë abuzuar dhe 4 persona të tjerë. Më pas ata e kanë braktisur 26 vjeçaren në një plazh në Matera, ku është gjetur nga policia.
Policia italiane njofton se deri tani janë arrestuar 4 nga personat e dyshuar, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.