E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saleh thotë se regjimi i tij është i fortë

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës për të hequr dorë nga pushteti, duke thënë se regjimi i tij është “i fortë”.

Saleh ka dy muaj qe po përballet me protestat antiqeveritare dhe së fundmi me dezertimet e zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Ai ka thënë se do të largohet nga pushteti vetëm pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare në janar të 2012-ës.

Saleh sundon Jemenin që nga viti 1978.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›