Itali, 3 klandestine te vdekur dhe 10 te zhdukur ne det
Te pakten tre imigrante klandestine u mbyten dhe rreth dhjete te tjere konsiderohen te zhdukur ne det ne ishullin e Lampeduses (jug i Italise). Kapitaneria e portit te Palermos (Sicili) tha se 70 klandestine ndodheshin ne nje barke 100 kilometra ne juglindje te Lampeduses, kur anija filloi te mbytej. Emigrantet u hodhen ne uje me afrimin e anijes ushtarake "La Fenice" qe mori te mbijetuarit, sipas te njejtit burim. Nder te tjera, nje tjeter barke me rreth 350 klandestine ne bord u kap dje ne brigjet e ishullit te Lampedusas. Dy anije patrulluese te marines malteze e shoqeruan kete anije drejt Lampeduses, shtoi kapitaneria. Lampedusa ndodhet 200 km ne jug de Sicilise dhe 300 kilometra ne veri te Libise. Ajo eshte nje nga destinacionet kryesore te kandidateve per imigrante qe vijne nga Afrika, duke u nisur me shpesh nga Libia.