Obama pro terheqjes se trupave amerikane nga Iraku
Kandidati demokrat per zgjedhjet presidenciale amerikane, Barack Obama u shpreh dje per terheqjen e pjeses me te madhe te trupave amerikane nga Iraku. Ai percaktoi si afat, veren e vitit 2010 duke theksuar se ishte per mbajtjen e nje pjese te reduktuar trupash per te luftuar kunder rrjetit te Al-Kaedes ne vend. Obama theksoi gjithashtu se nuk do te lejonte baza ushtarake me qendrim te perhershem ne Irak, nese zgjidhej President i SHBA-se. ''Do te jemi me te preokupuar per t'u larguar nga Iraku me shume nga sa ishim te preokupuar per te hyre atje'', tha Obama per gazeten ''The New York Times''. Senatori, qe mundi Hilari Klinton ne duelin elektoral mes demokrateve, u shpreh per terheqjen e pjeses me te madhe te trupave nga Iraku ne veren e vitit 2010, plot shtate vjet pas nderhyrjes amerikane atje.