E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 4 të arrestuar për vrasjen e shqiptarit

Mes katër të arrestuarve është edhe Rojdan Ruci, njëri prej të plagosurve në përplasjen me armë zjarri të ndodhur të dielën në Arezzo të Italisë. Vrasja dyshohet se ka motiv shfrytëzimin e prostitucionit. 

AREZZO- Katër emigrantë shqiptarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve mbi vrasjen e 20 vjecarit Agim Leka të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Mes tyre është arrestuar edhe Rojdan Ruci njëri prej të plagosurve në përplasjen me armë zjarri të ndodhur në Arezzo të Italisë. Katër të arrestuarit akuzohen për vrasje si dhe për vepra të tjera penale. Sipas medias italiane përplasja mes shqiptarëve ka për motiv shfrytëzimin e prostitucionit.

Agim Leka vdiq të dielën vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur në spital. Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur dhe Rojdan Ruci si dhe një shtetas tjetër shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
(s.g/BalkanWeb) 

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›