Topi vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës
Integrimi në NATO, aplikimi nga vendi ynë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave me BE-në do jenë disa prej temave ku do të përqendrohen bisedat në takimet e Presidentit me zyrtaret daneze
TIRANE-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Mbretërinë e Danimarkës. Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur se kreu i shtetit viziton Mbretërinë në krye të një delegacioni të gjerë të përbërë nga deputetë, përfaqësues të biznesit shqiptar, anëtarë të kabinetit, etj.
Nga të njëjtat burime mësohet se gjatë qëndrimit në Kopenhagen, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmusen, Kryetarin e Parlamentit danez, Thor Pedersen, si dhe një sërë personalitetesh të larta të Mbretërisë së Danimarkës.
Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi nga vendi ynë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave me BE-në, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare, do të jenë disa prej temave ku do të përqendrohen bisedat në këto takime.
(d.b/BalkanWeb)