Itali, 44 të arrestuar për trafik armësh e droge, shumica shqiptarë
TARANTO – Autoritetet italiane arrestuan 44 persona, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë, të dyshuar si organizatorë të një rrjeti trafiku armësh dhe droge nga Shqipëria drejt Italisë.
Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se urdhërarrestet janë lëshuar nga Gjykata e Lecce-s, pas sigurimit të provave të mjaftueshme për veprimtaritë e paligjshme të grupit kriminal.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ky grup trafikonte armë dhe lëndë narkotike nga Shqipëria dhe i shpërndante në Puglia, Basilicata e Calabria, në Itali.
Mësohet se në operacion kanë marrë pjesë rreth 150 efektivë të policisë, të cilët bllokuan edhe dhjetëra depozita bankare dhe sekuestruan rreth 1 milionë euro. Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e të arrestuarve, por specifikoi se mes tyre janë edhe 10 femra.
Prokurorët bënë të ditur se grupi kriminal kryesohej nga vellëzërit Cosimo dhe Maria Skalpi. Operacioni i koduar “Monkey Business”, “biznesi i majmunëve” mori këtë emër nga pseudonimi i Maria Skalpit, e cila në rrjetin e trafikut njihej si majmunia.
(er.nu/BalkanWeb)