Itali, 53 persona vdesin nga virusi A/H1N1
Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrië Italiane të Shendetesise, virusi vdekjeprurës A/H1N1 ka shkaktuar në Itali 53 viktima.
Në një komunikatë të publikuar ditën e sotme autoritetet italiane kanë sqaruar se numri i të vaksinuarve të gripit të derrave deri në datën 13 nëntor ka qënë 150 mijë persona.
Ndërkohe, që vetëm javën e fundit në shtetin fqinj përtej Adriatikut janë regjistruar gjithsej rreth 736 mijë raste të infektuar nga ky grip, ku pjesa më e madhe e njerëzve janë të infektuar me viruset sezonale dhe vetem nje numër i vogël është infektuar prej A/H1N1.
Në këtë stinë të vitit Italia si shumë shtete të tjera është përfshirë nga vala e dytë e pandemisë.