Itali-Argjentinë, për Papën!

Një miqësore nderi pritet të organizohet për nder të Papa Franceskut.
Ideja është hedhur nga vetë trajneri i Axurrëve, Cesare Prandelli, i cili pas fitores me Maltën kishte kujtuar se "kombëtarja e Messit është e vetmja mes të mëdhave të botës që na mungon" dhe një ndeshje e mundshme kundër Albicelesteve "do të ishte një nder edhe për Papën e ri".
Si datë e mundshme për këtë miqësore përmendet 14 gushti i këtij viti.