E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen dy ndihmësit për kalimin e kufirit

Dy qytetar nga Shkodra janë ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë ata janë ndaluar në flagrance pasi janë kapur duke ndihmuar shtetas të vendeve të treta për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit Zi.

Të ndaluarit janë Admir Sholli, 28 vjeç lindur  dhe banues ne lagjen Guerile  të qytetit Shkodër  i dënuar më parë dhe Denis Alushi, 24 vjeç  lindur në fshatin Grude e Re në  Shkodër dhe banues në lagjen Guerile qytetit Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›