Shtyhet Remzi Hoxha, mungon Ilir Kumbaro
Është shtyrë seanca për procesin ndaj dosjes “Remzi Hoxha”, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo për arsye se një prej të pandehurve Ilir Kumbaro mungonte në këtë seancë gjyqësore. Dosja “Remzi Hoxha”, ka në bankën e të akuzuarve 4 të pandehur të gjithë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar. Të pranishëm në këtë senacë gjyqësore ishin vetëm Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, aktualisht kreu i Tatimeve. Mungoi në këtë seancë gjyqësore Budjon Meçe, i cilindodhet në gjendje të rëndë në spital dhe Ilir Kumbaro që nuk i dihet vendndodhja.
Të katër të pandehurit akuzohen për torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995 nga SHIK-u.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot se seanca e radhës do të zhvillohet pas dy javësh dhe Ilir Kumbaro do të dënohet në mungesë. Gjithashtu krerë të kësaj çështjeje kanë deklaruar se Ilir Kumbaro po i shmanget drejtësisë shqiptare. Kanë qenë të pranishëm në këtë seancë gjyqësore edhe të afërmit e Remzi Hoxhës, të cilët për vite me radhë kanë shpresuar në një përgjigje përfundimtare të drejtësisë shqiptare për zhdukjen e të afërmit të tyre.