E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berlusconi i zemëruar pas vendimit të gjykatës

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka dalë në një video mesazh, tepër i irrituar, pas vendimit që e dënon me 4 vite me burg për evazion fiskal, që u konfirmua edhe nga gjykata më e lartë e vendit.

Silvio BerlusconiNë një video emocionale 9-minutëshe, Berlusconi ka denoncuar vendimin si të bazuar mbi asgjë dhe që më privon mua nga të drejtat e lirisë dhe politikës.

Berlusconi tha se ishte viktimë e pafajshme e një serie akuzash të pabesueshme dhe gjyqesh, që nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.

Gjykata urdhëroi gjithashtu një rishikim të mëtejshëm gjyqësor, në lidhje me faktin nëse ai duhet të ndalohet nga mbajtja e posteve publike.

Berlusconi, 76 vjeç, nuk pritet të shkojë në burg, për shkak të moshës së tij. Ai mund të mbetet në arrest shtëpiak, ose të kryejë shërbime komunitare.

Vendimi nga Gjykata në Romë, që nuk mund të apelohet, erdhi pas seancave dëgjimore tre-ditore, gjatë së cilave Berlusconi ka munguar në gjykatë. Ky është dënimi i parë definitiv i biznesmenit miliarder, pas hetimeve kriminale prej disa dekadash.

Çështja ngre shqetësimet mbi marrëveshjet e firmës së tij Mediaset, që ka bërë për të blerë të drejtat televizive për filmat amerikanë.

Ish-kryeministri u dënua me 4 vjet burgim, në fund të gjyqit të tetorit të kaluar, kështu që është reduktuar automatikisht në 1 vit, pas amnistisë së vitit 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›