E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vetëm Bjellorusia ka më shumë ministri se qeveria e Ramës

berishaNë të njëjtin moment kur kryeministri i zgjedhur, Edi Rama prezantonte emrat e qeverisë së re, kryeministri në detyrë, Sali Berisha zhvillonte mbledhjen e radhës së qeverisë. Duke ju referuar emrave të ministrave të rinj, kryeministri Berisha nuk i kurseu komentet për disa prej tyre.

Emrat

Duke iu drejtuar ministrave aktual, kreu aktual i qeverisë ironizoi me zgjedhjen e Shkëlqim Canit në postin e ministrit të Financave, por edhe Ilir Beqjes në postin e ministrit të Shëndetësisë. Zoti Kosova, sapo u shpall kabineti i ardhshëm, ku famozi Ilir Beqja do të ulet në karrigen tende për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste që u paraqiti shqiptarëve. Natyrisht nuk mund të them se është më pak i lumtur zoti Bode që në karrigen e tij do të ulet Çimi, se kështu e thërriste deri dje, i cili i hyri në zemër Rami Alisë vetëm se i tha të mbjellim patate. Kjo është e vërteta e Shkëlqim Canit dhe e karrierës së tij. Aldo, Sul Bushati në timon. Nuk më takon mua të komentoj në këtë mbledhje kabinetin, sepse flet ai vetë. Ai është kabineti që flet vetë. Majlinda e shoh që je e kënaqur. Hermes të ndjek pas. Ndërsa një pjesë të zotit Pollo, kushërira. Edhe ajo është një risi e këtij kabineti që do të vijë pas datës 7 shtator, tha kryeministri Berisha. Duke folur për qeverinë e re, kryeministri në detyrë, vlerësoi rritjen e numrit të grave në qeveri. Asgjë e re, të themi atë që është, përveç faktit që prania e disa zonjave më shumë në qeveri përbën një hap qartësisht pozitiv. Kjo nuk mund të mohohet. Për të tjerat, shih e shkruaj, u shpreh kryeministri Berisha.

Ministritë

Duke u ndalur tek numri i ministrive që do të ketë qeveria e re, kryeministri Berisha tha se vetëm Bjellorusia ka më shumë ministri se ajo e prezantuar nga Edi Rama. Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe. Aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka një qeveri më të madhe se qeveria që u shpall sot nga Kryeministri i ardhshëm. Unë uroj që të mos ndjekë rrugën e tij edhe në drejtime të tjera, siç e filloi me qeverinë. Unë jam kundërshtari i tij dhe në asnjë rrethanë nuk do të jem këshilltari i ndokujt, deklaroi kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›