E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berlusconi në gjykatë për “Mills”,

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është paraqitur të hënën në Pallatin e Drejtësisë, për të marrë pjesë në seancën e procesit “Mills”, në të cilin është i pandehur për korrupsion në vendime gjyqësore.

Në seancë është dëgjuar në videokonferencë avokati anglez David Mills, që sipas akuzës është paguar 600 mijë dollarë për të bërë dëshmi të rremë në procese që kanë të bëjnë me vendosje tangjentesh për dy kompani.

Në hapje të seancës gjyqtarët kanë vendosur se David Mills “është i detyruar për t`iu përgjigjur pyetjeve dhe të thotë të vërtetën”.

Për rrjedhojë avokati anglez do t`u përgjigjet pyetjeve nga palët përmes një lidhjeje me videokonferencë nga Londra.

Trupi gjykues ka sqaruar se është e pamundur të pranohet kërkesa e mbrojtësve të tij për ta dëgjuar si të pandehur-dëshmitar, duke i mohuar kështu të drejtën e opsionit për të qendruar në heshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›