E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajro, policia tenton të largojë protestuesit

Forcat e sigurisë në Egjipt kanë tentuar që herët në mëngjes për të larguar protestuesit nga sheshi Tahrir në Kajro të cilët kërkojnë që sunduesit ushtarakë të vendit të japin dorëheqje.Raportet nga kryeqyteti egjiptian tregojnë se protestuesit janë larguar nëpër rrugë anësore.
 

Ndërsa protestuesit po hyjnë në ditën e pestë të protestave, numri i të vrarëve ka arritur në 13, ndërsa raportohet për qindra të plagosur.
 

Një gjeneral i ushtrisë, në një konferencë tha se “forcat djallëzore” po kërkojnë të mbjellin kaos në vend. Ai tha se ushtarët kanë treguar vetëpërmbajtje , pavarësisht provokimeve nga individë që po mundohen të djegin ndërtesa dhe të krijojnë përçarje ndërmjet ushtrisë dhe qytetarëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›