E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Havel, Çekia shpall 3 ditë zie

Qeveria e Çekisë ka shpallur tri ditë zie duke filluar nga e mërkura deri të premten, ku nën nderime të larta shtetërore do të varroset shkrimtari, disidenti dhe presidenti i fundit i Çekosllovakisë, dhe presidenti i parë i Çekisë së pavarur, Vaclav Havel.
Ai ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare. Ish kreu i shtetit çek, i ishte nënshtruar kohë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, si pasojë e një mase tumorale. Gjithashtu mediat ceke, raportojnë se ai kishte patur probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti. Pritet që në funeralin e tij të marrin pjesë peronalitete të rëndësishëm politikë në rang botëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›