E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton:Koreja e Veriut do ta zgjedhë rrugën e paqes

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Koreja e Veriut do të ndjekë rrugën e paqes, pas vdekjes së udhëheqësit Kim Jong IL.
 

Klinton ka kërkuar nga ky vend që të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe të përmirësojnë marrëdhëniet me fqinjët.
 

Sekretarja amerikane gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që ta ndihmojnë Korenë e Veriut.
 

Ndërkohë, presidenti amerikan, Barak Obama ka konfirmuar sërish përkushtimin amerikan për aleatët e tij në rajon, përmes një telefonate që ka pasur me kryeministrin japonez, Joshihiko Noda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›