Itali, Berlusconi shfaqet papritur në seancën "Rubygate"
MILANO - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shfaq sot papritur në gjykatën e Milanos, në një seancë gjyqësore të procesit ''Rubygate'', ku ai akuzohet për prostitucion minoren.
Seanca e sotme do t'i përkushtohet seancës së dëshmitarëve, të vajzave të reja, të cilat bëjnë të ditur për pjesëmarrjen e tyre në mbrëmjet e shfrenuara në rezidencën e tij në rrethinat e Milanos si dhe oficerëve të policisë, të cilët mblodhën dëshmitarët e këtyre të fundit.
Gjatë seancës së fundit, të hënën, një vajzë e re marokene, një modele, e thirrur për të dëshmuar në Milano, kishte dhënë disa hollësi në lidhje me mbrëmjet ''bunga-bunga'', nofka e festave të rafinuara të organizuara në rezidencat e Kavalierit.
Ish-Presidenti i Këshillit akuzohet për skandalin ''Rubygate'' se ka paguar 10 herë për shërbime seksuale marokenen e re, Karima El Mahrug, me pseudonimin "Ruby", gjatë periudhës shkurt - maj të vitit 2010, kur ajo ishte minorene, një shkelje e rëndë me tre vjet burg në Itali.
(er.nu/BalkanWeb)