E Diel, 1 Nëntor 2026

Mike Tyson: Në burg lashë shtatzënë një zyrtare

SHBA - Në një intervistë për televizionin sportiv “ESPN”, ish-boksieri Mike Tyson tregoi detaje të panjohura të jetës së tij në qeli, duke pohuar se kishte lënë shtatzënë një zyrtare burgu.

Ish-boksieri 45-vjeçar, i cili u dënua me 6 vjet burg për përdhunim në vitin 1992 dhe u rikthye në qeli për nëntë muaj në vitin 1998, ka zbuluar se zyrtarja e burgut nuk e ka sjellë në jetë fëmijën e tij.

“Çfarë nuk kam përmendur në shoun 'Mike Tyson: Undisputed Truth'? Nuk kam folur për rastin kur kam lënë shtatzënë një zyrtare burgu. Në burg, gjëra të tilla ndodhin, por ajo nuk e lindi fëmijën.”, deklaroi Tyson për ESPN.

Siç raporton USA Today, gjatë intervistës ish-kampioni ka folur edhe për drogat që ka përdorur, duke i cilësuar substancat narkotike si “miq të vegjël”.
“Më pelqente morfina, por më është dashur ta përdor shumë. Kam përdorur edhe kokainë, marijuanë, Cialis dhe Viagra, dhe të gjithë miqtë e mi të vegjël”, - deklaroi Tyson.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›