E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni në prag të dorëheqjes

ROME- Me 379 vota pro miratohet ligji per stabilitetin ne Dhomen e Ulet, duke i hapur rrugen keshtu krijimit te nje qeverie kalimtare, që do të përpiqet të nxjerrë vendin nga një krizë e mundshme ekonomike.

Pas kesaj, kryeministri italian Silvio Berluskoni pritet të japë dorëheqjen.

Berluskoni, i cili ka qenë në pushtet për 10 vjet në 17 vitet e fundit, tha se do të jepte dorëheqjen, pasi deputetët të miratonin një paketë reformash ekonomike të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Giorgio Napolitano pritet t’i kërkojë ish Komisionerit të Bashkimit Evropian, Mario Monti të drejtojë qeverinë e re kalimtare.

Analistët shpresojnë se Monti, ekonomist i respektuar, të shërbejë si element qetësues për vendin që po përpiqet të shmangë një krizë ekonomike të shkaktuar nga borxhi publik ngritje.

Kostot e huamarrjes të Italisë janë rritur në nivel rekord që kur vendi hyri në eurozonë dhe tani janë afër shifrës 7 përqind, gjendje që shtyu vende të tilla si Irlanda, Portugalia dhe Greqia të kërkojnë paketa financiare shpëtimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›