E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafer Peci Kur Enver Hoxhen e leviznim ne makine kundergaz

Ish-komandanti i Gardes se shtetit te kuq tregon detajet interesante per supermasat fantastike me te cilat sigurohej jeta e liderit komunist. Masat qe ishin marre ne rast se ai sulmohej me lende helmuese nepermjet ambientit dhe 10 mije ushtaret qe i rrinin ne gatishmerine ekstreme per cdo situate.

Hyrje

Nje siperfaqe e konsiderueshme toke ne qender te Tiranes e cila ne pamje te pare mbrohej me ushtare te zakonshem te Gardes se Republikes. Kjo ishte pamja qe shikonte gjithkush qe kalonte ne xhiro ne ate kohe ne bulevardin kryesor. Ndersa kthente koken nga rrinin siluetat e ngrira te ushtareve te sherbimit vetetimthi kuptonte gatishmerine e tyre ne mbrojtje te jetes se drejtuesve te shtetit. Vetem kaq. Madje kalimtari ndersa ecte duke biseduar as nuk permendte askend prej tyre madje nuk nderronte edhe temen rutine te bisedes.

Ehellip ndersa ai territor qe po ruhej me fanatizem nga ushtaret e dukshem te Gardes ne publikun e gjere u etiketua jo me zhargonin e zakonshem sic mund te kuptohej p.sh. lagjja e udheheqjes por ai u quajt Bllok.

Dhe me te vertete ai Bllok e justifikoi tamam etiketimin e dhene. Kjo per faktin se njerezit qe jetonin brenda tij u distancuan nga jeta normale e popullit me kilometra drite larg. Ata njerez i kishin dhene vetes jo vetem te drejten te distancoheshin nga jeta qofte mesatare e popullit por edhe te drejtonin ne perjetesi duke mos njohur pension aq sa dukeshin te pazevendesueshem. Madje edhe krushqite kaurdiseshin mes lidhjeve farefisnore brenda atij ishulli te paprekshem.

Gjithcka mori trajten e zakonshme saqe cdo ndergjegje shqiptari u mesua me kete fakt aq sa e konsideronte edhe fat qe me se fundi shteti ishte marre ne drejtim nga njerez te zgjedhur dhe qe e justifikonin pozicionin.

Gjithcka u thye ne ate pranvere te vitit 1993 kur ai Bllok u shperbe. Atehere pame se ata njerez nuk kishin asnje dallim nga kultura mesatare e njerezve te tjere. Por me e vecanta ishte kur u pa diferenca ekonomike dhe luksi ku kishin lundruar per 50 vjet me radhe. Pas kesaj gjithkush i ka bere pyetje vetes se si ka mundesi qe ata njerez qe e konsideronin veten patriotet me te zgjedhur te kombit ti lejonin vetes gjithe ate luks

Porhellip

Vitet kane rrjedhur dhe cudirat e kuriozitetet skane te sosur me ishullin misterioz ne qender te kryeqytetit tone te rraskapitur nga situatat imagjinare.

Ndersa mediat neper bote na japin pamjet misterioze te vilave dhe bunkeret e nendheshem te diktatoreve duke filluar qe te Hitleri apo Stalini e deri se fundmi te Sadami apo te dikush tjeter ne mesojme edhe per pamje te tilla ne Tiranen tone ku harxhimet per nje udheheqje qe drejtonte 2 milione banore kane qene te shkalles sikur te ishin lideret e botes.

Te mendonin me te vertete se ata pergatiteshin te luftonin kunder vendeve te NATO-s dhe vete Amerikes sic e propagandonin

Mund te besosh se ata kishin bindje se mund te fitonin nje lufte te tille

Sepse masa te tilla ishin marre per sigurine e tyre.

Jane miliona dollare qe i merreshin buxhetit te shkaterruar te shtetit per te mbajtur ne eficence mijera ushtare dhe tekniken luftarake qe rrinte nate e dite ne gatishmeri se mos u ndodhte gje lidereve te te cilet populli kishte varur shpresat e jetes.

Keshtu eshte edhe lajmi qe mesojme se fundmi.

Jane investime astronomike qe jane bere per te ruajtur ate grusht njerezish ne rast sulmi nga vendet e NATO-s dhe Amerika se bashku.

Bodrume dhe tunele te tera per te parashikuar cdo situate.

Gjithsesi vec cudise ze vend edhe kurioziteti i funksionimit te nje shteti diktatorial pavaresisht se ka brenda tij nje popull te vogel ne numer per te perballuar agresione te tilla sic mund te mendonin mendjet e shfrenuara te asaj kohe.

Pikerisht keto tunele dhe ndertime te nendheshme na i rrefen vete ish-komandanti historik i Gardes se Republikes se asaj kohe Xhafer Peci i cili per dhjete vjet ne krye te Gardes ka drejtuar jo vetem sigurimin e udheheqjes por ka bere fortifikimin e plote te Bllokut.

Por Xhafer Peci deshmon edhe per masat ekstreme qe merreshin per te ruajtur jeten e Enver Hoxhes edhe per rastet e sulmit kimik me lende helmuese nepermjet ambienti kua ai merrte ajer. Per kete ata nuk i ndanin ne asnje moment kundergazin e mbrojtjes Kimike ashtu sic i kishin vene ne dispozicion 10 mije njerez per ta ruajtur nga ndo nje nderhyrje fizike ndaj tij.

Keto dhe te tjera lexuesi i standard do ti ndjeke pikerisht ne numrin e sotem te kesaj gazete qe eshte nderkohe intervista e dyte e tij.

Vijon nga numri i kaluar

Zoti Xhafer thate nga numri i kaluar se kishte edhe nje projekt ambicioz per fortifikimin e bllokut por qe nuk u realizua. Pse

Eumlshte e vertete se ka pasur nje projekt te tille. Ka qene nje projekt per te bere nje tunel te nendheshem qe te lidhte bllokun ku banonte udheheqja te dilte te universiteti dhe te perfundonte ne Pallatin e Brigadave por qe pas traktativave te para nuk u realizua.

Sepse toka nuk dha garanci mbajtjeje te kesaj lidhje te tunelizuar. Ka pasur gjithashtu traktativa per te siguruar rruge nentokesore per te shkuar nga Linza per te shkuar ne Dajt ne vendkomanden qendrore ku do te vendosej Keshilli i Mbrojtjes se Republikes ne rast lufte.

A nuk kishit transportier te blinduar ne dispozicion

Behej fjale ne rastet qe mund te prishej rruga. Duhet te keni parasysh se atehere merreshin parasysh te gjitha okazionet e mundshme ne rastet e nje diskutimi per parashikim lufte. Keshtu qe do te mendoje te gjitha qe mund te te ndodhnin me kushtin qe te arrije fitoren e kerkuar.

Jeni i bindur se ne fitonim mbi koalicionin e armiqve sic pretendohej

Po edhe fitoje po te kesh parasysh kushtet dhe betimin solemn te njerezve per te dhene jeten per atdheun. E kupton se nuk jane keta njerez qe kemi sot por ishin krejt ndryshe E kupton se ata njerez shkonin me kenge ne goje per te vdekur par ate qe u ishte thene se ishte ideali i tyre Prandaj dhe situatat duhet ti diskutosh me kohen dhe psikologjine e atehershme.

Po pse nuk u be rruga nentokesore per ne Dajt

Nuk u be per shkak te pamundesise financiare se atehere ne i preme marredheniet me Kinen dhe nuk kishim as nje mbeshtetje per momentin. Ajo veper e fshehte qe ishte projektuar kishte nje kosto goxha te rende.

Cfare detyre kryente Garda pervec sigurimit te udheheqjes dhe familjeve te tyre

Pervec te tjerash detyra e Gardes ishte te siguronte dhe vendkomandat e kohes se luftes.

Ku ishin ndertuar keto vendkomanda

Keto ishin vendosur sipas planit operacional ne kohe lufte. Keshtu sipas atij plani keto Vendkomanda ishin ndertuar ne Skrapar Devria te zones se Tomorices Kerrabe Dajt etj.

Si ishin te ndertuara keto vendkomanda

Keto quheshin Vendkomandat e Parti-Pushtetit. Ato ishin dhoma te ndertuara ne tip tuneli nen toke ku ishin marre te gjitha masat per nje jetese dhe komandim normal te trupave qe do te zhvillonin luften ne zonat perkatese qe u perkisnin llojeve te sherbimeve dhe te armeve. Por kur une them qe ishin te pershtatshme per jetese te drejtuesve kryesore te operacioneve duhet te kesh parasysh qe ishin marre masa per te pasur ne menyre shume te pershtatshme te gjitha kushtet e jeteses. Ishte menduar qe nga sistemi i ndricimit Ventilimit Nderlidhjes Radiodrejtimit ajrimit ushqimit pushimit etj. Ne vendkomande kishte ne dispozicion nje personel te gjere per te siguruar te gjithe elementet e gatishmerise qe folem me larte.

Rreth sa vete mund te ishte ky personel

Per tu mbajtur gatishmeria e te gjithe elementeve qe theksuam me larte ishte ne gatishmeri te rregullt nje personel jo me pak se 20 veta. Ishin marre masa qe aty te funksiononte gjithcka si dhe jashte ne kohe paqe. Keshtu udheheqja ne rast lufte do te ishte brenda ne vendkomande dhe aty do te funksiononin deri te zyrat perkatese per ministrite e vecanta te cilat do te vazhdonin veprimtarine duke derguar nota qeveritare apo duke derguar njoftime te ndryshme diplomatike ne shume vende qe do te paraqiteshin te nevojshme. Jo vetem kaq por ishte ne gjendje te dilte dhe gazeta e perditshme pasi ishin marre masa te ishte ne gatishmeri deri te shtypshkronja.

Te dilte gazeta

Po po te dilte gazeta. Ishin marre masa qe shteti te funksiononte rregullisht me te gjithe elementet e vet. Ishin llogaritur keta elemente me qellim qe populli te merrte informacion apo te kishte mundesi te ndiqej praktika e luftes pra te shpalleshin heronjte publike gjate zhvillimit te luftimeve te cilet do te botoheshin ne gazete. Ju e keni te qarte se cfare efekti benin traktet ne kohen e Luftes Nacionalclirimtare. Mirepo ajo ishte jo nje praktike e shpikur nga partizanet tane por nje praktike e huazuar nga shtete te tjera qe kishin qene me te organizuar ne lufte.

A kishte ushqime

Patjeter. Brenda ne nje Vendkomande ishin te gjitha llojet e ushqimeve qe nga vaji sheqeri orizi konserva mishi e deri te buka apo dhe shume e shume lloje te tjera ushqimesh. Pra kur te thash qe ishin marre masa qe poshte tokes ishin zyrat e drejtimit Te quajtura vendkomanda ne te cilat udheheqja me e larte e shtetit bente nje drejtim normal dhe nje jetese normale duhet te dini se per cdo element ishte menduar me se miri jo me ore e minuta por me muaj dhe ishin kaluar ne shume prova. P.sh. flitet per ventilimin dhe ajrimin. Per kete element ishin siguruar kushte qe brenda te kishte qarkullim te rregullt ajri jo vetem me motokompresor por edhe natyral. Nga ana tjeter ishin marre masa te rrepta luftarake per te siguruar ato zyra nentokesore nga nderhyrja e lendeve helmuese luftarake te cilat gjate luftimeve do te ishin te pashmangshme pra do te hidheshin me patjeter ne mos ne nje rast do te hidheshin ne nje rast tjeter. Dyert dhe oxhaqet e ajrimit kishin mbyllje hermetike. Ne kete rast perdorej elektrokompresori per ajrim dhe gjithashtu e gjithe udheheqja kishte mbajtese kundragazi ashtu sic kishte gjithe populli te cilat ishin te ndertuara sipas numrit te kokes se gjithsecilit.

Kishte Enver Hoxha kundragaz

E mendon se nuk mund te kishte Keto ishin masa te ruajtjes dhe te sigurise se tij qe ishte personaliteti me i larte i shtetit. Kundragazi apo ndonje element tjeter i domosdoshem qe i sherbente gatishmerise se perhershme per te ruajtur personalitetet ne rast goditjesh kimike dhe bakteriologjike mbaheshin ne cdo moment ne makine ne zyre ne shtepi apo kudo qe ndodheshin personalitetet.

Ketu flitet jo vetem per Enver Hoxhen por per te gjithe personalitetet. Madje kjo mase ishte marre per gjithe popullin. Ju duhet ta mbani mend qe gjithe populli ne depot ushtarake te forcave vullnetare qe kishte ne cdo lagje apo fshat kishte vec pajimeve te tjera luftarake edhe kundragazet te zgjedhura sipas mases se kokes. Dhe kjo mase e mbrojtjes nga armet kimike dhe bakteriologjike ishte marre pas intensitetit te prodhimit te armeve kimike nga armiqte tane te mundshem.

Kishte rrezik kimik per Enver Hoxhen

Patjeter qe kishte. Megjithate ne si rangje te sigurimit te udheheqjes ishim te detyruar te merrnim parasysh cdo rast rreziku te mundshem.

Ne rast se nuk do te kishte energji si do te benit per ajrimin

Kishim marre masa me moto-dizel. Ju thashe qe duhej te kishte efikasitet drejtimi.

Thate se kishte disa vendkomanda ne gjithe Shqiperine

Ju thashe qe kishte sipas llojeve dhe shtrirjes gjeografike te operacioneve ne shkalle vendi. Keto vend komanda kishin nje nderlidhje te plote me njera-tjetren. Keshtu qe mbahej freskia dhe ritmi i komandimit ne te gjithe vendin njekohesisht.

Cfare detyre kishte Garda ne ato vite

Vec ruajtjes se personaliteteve sic te thashe pak me pare Garda e Republikes kishte detyre tjeter qe te ruante dhe objektet e rendesise se vecante.

Cilat ishin objekte te rendesise se vecante

Objektet e rendesise se vecante qe do te merreshin ne ruajtje nga Garda e Republikes ishin caktuar me vendim te posacem te Keshillit te Ministrave. Si p.sh. Radio Tirana Pallati i Brigadave Kryeministria selia e Komitetit Qendror te Partise se Punes Vilat e Pritjes keto jo te gjitha.

Po te tjerat qe nuk i ruante Garda por qe kishin rendesi specifike

Ato i ruanin deget e Puneve te Brendshme te rretheve me forcat qe kishin ne dispozicion.

Per sa efektive te Gardes behej fjale ne ate kohe

Kishte shume. Une te thashe qe kishte reparte te shperndare ne te gjithe territorin.

Nuk besoj te jete akoma sekret per vete faktin se ajo organike nuk funksionon me.

Per kohe paqe ishte llogaritur nje efektiv prej me se 5-6 mije ushtare dhe oficere. Mes tyre kishte teknike teper te specializuar qe u pergjigjeshin te gjitha detyrave te kohes ne frontin ku ishin.

Pse ishte llogaritur efektiv tjeter per kohe lufte

Po. Atehere sic benin rreshtimin e popullit krah forcave aktive te ushtrise kishte dhe Garda e Republikes forcat e saj rezerviste te cilat kryenin veprimtarine e perditshme ne frontet e prodhimit. Keta njerez te cilet sipas organikes se plote plotesonin detyrat e Gardes i perfeksiononin detyrat e tyre organike qe ishin te detyruar te kryenin ne kohe lufte gjate stervitjeve te gatishmerise qe zhvilloheshin cdo vit. Jane ato zboret qe kuptohen ne gjuhen e thjeshte popullore.

Sa forca ishin llogaritur per te plotesuar detyrat e Gardes ne rast lufte

Ishin shume. Duhet te keni parasysh se ne kohe paqeje kishim nje pjese te vogel te detyrave te kompletuara me ushtarake aktive keshtu qe mund te ishin dhe pothuajse aq forca qe ishin te rezerves qe do te thote qe beheshin mbi 10 000 forca.

Pervec ketyre forcave ne rezerve kishte dhe komplet nje brigade te vecante e cila varej nga Garda.

Vijon

Kishte edhe projekte nentokesore qe nuk munden te perfundonin

Ka qene nje projekt tjeter per te bere nje tunel te nendheshem qe te lidhte Bllokun ku banonte udheheqja te dilte te universiteti dhe te perfundonte ne Pallatin e Brigadave por qe pas traktativave te para nuk u realizua.

Kjo per faktin se toka nuk dha garanci mbajtjeje te kesaj lidhjeje te tuneliziuar.

Ka pasur gjithashtu traktativa per te siguruar rruge nentokesore per te shkuar nga Linza per ne malin e Dajtit ku do te ishte edhe vendkomanda qendrore ne te cilen do te vendosej Keshilli i Mbrojtjes se Shtetit ne rast lufte.

Mijera forca dhe qindra tanke ne dispozicion te Bllokut

Per mbrojtjen e Bllokut ne kohe paqeje ishte llogaritur nje efektiv prej me se 5-6 mije ushtaresh e oficeresh.

Kishte gjithashtu edhe rreth 100 tanke qe mbaheshin ne gatishmeri te plote luftarake per te shkuar ne sigurimin e vilave qe ne momentin e pare te dhenies se alarmit.

Nje rezerve e plote me 2-3 brigada qe perbenin mijera forca. Njera nga keto brigada ishte vetem me mjete te blinduara dhe ndodhej e dislokuar ne Sauk ne gatishmeri te plote per te nderhyre ne cdo cast qe do te merrte qofte edhe sinjalin me te vogel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›