Meta nga Korça: Të nisë puna për reformën zgjedhore
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar nga palët politikë të nisin nga puna për reformën zgjedhore. Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Korçë, Meta ka vlerësuar se reforma zgjedhore duhet të bëhej që përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Sipas tij ka qenë edhe shkak i ngërçit politik në vend që ka sjellë bllokimin e miratimeve të një sërë ligjesh në Parlament prandaj është e nevojshme nisja e e bashkëpunimit për miratimin e projektligjeve të rëndësishme.
“Përpjekjet për të krijuar ngërç politik artificial nuk do ia lehtësojnë pozitën askujt. Është koha për bashkëpunim. Aktorët politikë të marin përgjegjësitë pasi ne po punojmë për të marrë statusin në Bashkimin Europian” ka theksuar Meta.