Teheran, rritet bilanci i viktimave të shpërthimit
Rritet bilanci i të vdekurve, duke shkuar në 27 pas një shpërthimi masiv, ndodhur në një bazë ushtarake në Teheran.
Televizioni shtetëror citon komandantin Ramezan Sharif, i cili bën të ditur se 16 persona janë plagosur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
Shpërthimi ka goditur bazën në Bid Ganeh, afër qytetit të Malardit në Teheranin perëndimor, rreth 20 kilometra larg nga qendra.