E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskonit i refuzohet kërkesa për t’i dhënë fund gjyqit

15-01-2013 / Gazeta 55

Ish-kryeministri akuzohet për marrëdhënie seksuale me një minorene

Një gjykatë italiane ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për të mbyllur një gjyq, ku ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene.
Gjykata në Milano vendosi gjithashtu se nuk nevojitet dëshmia nga marokenja e njohur me emrin Rubi.
Avokatët e Berluskonit kërkuan që gjykimi të ndalet para zgjedhjeve, ku ai do të garojë për kryeministër, ndërsa thanë se procesi gjyqësor mund të ndikojë negativisht. Të dy, si kavalieri italian ashtu dhe marokenja Rubi kanë mohuar të kenë pasur marrëdhënie seksuale , të cilat në Itali nën moshën 18 vjeç dënohen me ligj.
Berluskoni përballet me deri në 15 vjet burg nëse gjendet fajtor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›